Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin Italian në vendin tonë, Cutillo për infrastrukturën rrugore, sa i takon studimit të fizibilitetit me një vlerë prej 2 milion euro që do të akordohen nga Italia.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, palët kanë deklaruar se, këto studime fizibiliteti do të bëhen për impaktet në mjedis të projekteve infrastrukturore.
Fizibiliteti do të kryhet për disa akse të rëndësishme, duke filluar me dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër, Vaqarr-Kavajë, Bay-passi i Elbasanit.
Ministri Haxhinasto ka deklaruar se, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për infrastrukturën rrugore dhe do të ketë impakt të drejtpërdrejtë për zhvillimin e këtyre segmenteve rrugore.
?Marrëveshja është shumë e rëndësishme për infrastrukturën. Ajo do të ketë impakt direkt për zhvillimin e këtyre tre segmenteve? tha Haxhinasto.