http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është ende në listën e kuqe të vendeve ku gëlon korrupsioni. Përtej përpjekjeve për të luftuar blerjen me para të vendit të punës, apo të shërbimeve që mund t?i ofroheshin qytetarit më shpejt se sa i ofrohen pa pagesë në dorë, sërish fenomeni mbetet ne nivele te larta. Ky shqetësim është ngritur edhe nga ambasadorja e Holandës në Tiranë, në takimin e prezantimit te një strategjie të re në luftën kundër korrupsionit.?Lufta kundër korrupsionit është rruga më e mirë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe është një rrugë e vështirë sepse në këtë luftë ka shumë për të bërë. Unë dëgjoj ende që shqiptarët duhet ta blejnë një vend pune, por shqiptarët meritojnë më shumë. Ata meritojnë që të dalin nga zona e kuqe ku Shqipëria renditet si një ndër vendet me shkallë të lartë korrupsioni. Dhe hartimi i një strategjie për ta luftuar këtë fenomen është hapi i parë. Më vjen mirë që këtë strategji, këtë hap të parë e mbështet plotësisht edhe ministri Çuçi.?Metodologjia e prezantuar nga instituti IDRA në takimin me aktorë të ndryshëm juridikë për vetë ministrin Blendi Çuçi është një hap që reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare. Drejtori ekzekutiv i Institute IDRA, siguroi se kjo strategji do të shërbejë jo vetëm për aktet ligjore që do të ndërmerren, por edhe ato të cilat tashmë janë pjesë e legjislacionit shqiptar. Nënshkrimi i marrëveshjes, që i hap rrugë projektit Anti-Korrupsion u konsiderua si nje moment shume i rendesishem nga ministri Blendi Cuci.