Report TV - "Panama"/ Prokuroria hetim transfertave në parajsat fiskale

2016-04-05 0

48 orë pas përfshirjes së dy kompanive shqiptare dhe biznesmenit Ismail Mulleti në skandalin e "Panama Papers" ku janë fshehur e pastruar miliona euro pasuri, Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet.

Burime nga akuza për Report Tv bënë me dije se hetimet për përfshirjen e Mulletit në fshehjen e parave në Panama dhe shqiptarëve të tjerë të dyshuar në këtë skemë do të kryhen në bashkëpunim me krimin ekonomik, pastrimin e parave dhe partnerët e huaj.

Por si do të kryhen këtë hetime?
Fillimisht drejt bankave janë nisur letër-porosi për të gjitha transfertat në shumë të mëdha të bëra në 10 vitet e fundit brenda apo jashtë vendit nga shtetas shqiptar apo të huaj drejt zonave të njohura si ishujt ofshor apo parajsat fiskale.

Analizimi i këtyre transfertave si dhe dokumenteve të publikuar në ?Panama Papers? do të shërbejnë për të parë nëse ka apo jo pastrim parash apo fshehje pasurie nga shtetas shqiptar qofshin biznesmen, politikan apo personazhe publik.

I pari në listën e hetimeve si person i dyshuar është përfshirë Ismail Mulleti i cili pritet që brenda 10 ditëve të thirret para hetuesve në prokurori për të dëshmuar në lidhje me paratë e transferuara në Panama dhe bizneset që ai zotëron me shtetas të huaj.