Report TV - "Dosja 2" në Prokuroria, Ish-ministri Ksera nën hetim për vizat me SHBA

2016-02-02 3

TIRANË - Ish-ministri i Punës Spiro Ksera që prej pesë ditësh ndodhet në qeli për 6 abuzime me aktivitetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ndodhet nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë dhe për një çështje tjetër, shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA. ?Shqiptarja.com? mëson se ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë, që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për ?zyrtarët? e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera.

Burimet pranë prokurorisë thanë se Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë, duke u maskuar si punonjës të Ministrisë së Punës, ka drejtuar këtë dikaster si dhe ka firmosur për marrjen në punë të tre individëve, të cilët disa kohë më parë janë kapur në SHBA, me dokumenta të parregullta. Për këtë çështje ka qenë nën hetim dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kleves Bitro, i cili tashmë është dënuar për këtë krim. Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë. Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ambasada Amerikane.