Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisur nga problemet që kanë hetimet e çështjeve të rëndësishme, krijimi në Shqipëri i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut pranë institucionit të Prokurorisë për të luftuar korrupsionin, janë një ndër kushtet kryesore që SHBA i ka vënë zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Madje për këto dy struktura, amerikanët kanë marrë përsipër të trajnojnë stafin, përzgjedhin atë dhe të investojnë miliona dollarë për krijimin e saj.
Ora News ka mësuar se Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një strukturë krejt e veçantë, e cila do të ketë në përbërje të saj një trupë policore të zgjedhur për hetimin e krimeve te rënda dhe korrupsionit.
Struktura do të jetë e përhershme e paguar nga policia dhe do drejtohet nga struktura e përhershme SPAK.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/byroja-e-hetimit-ora-news-zbulon-strukturen-drejtohet-nga-nje-prokuror-i-pavarur/