Report TV - Hiqet ekskluziviteti i Rinasit së shpejti fluturimet nga Kukësi

2016-04-01 0

Ministria e Transporteve ka njoftuar sot zyrtarisht heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", Ministri tha se është bërë e mundur arritja e marrëveshjes e cila hap një faqe të re në fushën e aviacionit shqiptar dhe liberalizon tregun e fluturimeve, e se shpejti me nisjen e fluturimeve ndërkombëtarë nga Kukësi. Ministri tha se në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit koncesioni i TIA u zgjat 2 vite

?Kjo marrëveshje ka kohë që negociohet dhe është një premtim i mbajtur i kësaj qeveria. Do ta quaj një ditë të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar, pasi hap një faqe të re për zhvillimin e infrastrukturës, por veçanërisht për t?i shërbyer më shumë qytetarëve të këtij vendi."-tha minsitri

Kontrata kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit pengonte deri më sot hapjen për fluturimet për Aeroportin e Kukësit, i cili prej disa vitesh ndodhej në pritje.

?Ne do të fillojmë menjëherë për të marrë hapat përkatës për të bërë operacional aeroportin e Kukësit. Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj.
Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie koncesionare me investitorë të tjerë?

Ndërkohë minsitrja e Ekonomisë e ka cilësuar si një ditë mjaft të rëndësishme arritjen e kësaj marrëveshje dhe tha se nga sot hapen shumë mundësi për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë

Free Traffic Exchange