A1 Report - "Alitalia" merr autorizimin nga Aviacioni Civil, shton fluturimet

2015-08-21 0

Kompania italiane e fluturimeve "Alitalia" merr autorizimin nga Aviacioni Civil. Marrëveshja u njoftua nga Marco Quagliarella, drejtor i "Alitalia" për Europën Juglindore.
Me marrjen e këtij autorizimi, kompania "Alitalia" shton fluturimet, dhe nga 50 fluturime në javë shkon në 114 fluturime.

Kjo kompani, prej 20 vitesh e pranishme në tregun shqiptar, shton fluturimet në Milano, Romë, Pisa, Venezia, Verona. Ndërsa nga janari me "Alitanian" do të ketë edhe fluturime direkte në Bari.

Shqipëria është vendi i dytë pas Italisë me më shumë fluturime për "Alitalian", ndësa mësohet se kompania italiane e fluturimeve përgatitet të transportojë rreth 100 mijë pasagjerë shqiptarë në muaj.

Free Traffic Exchange