Dibër - Humbasin dy turistë në malin e Korabit - Ora News-

2016-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një turist çek dhe një francez kanë humbur në malin e Korabit, ndërsa nuk dihet asgjë rreth fatit të tyre.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e turistëve, të cilët kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme.
Turistët janë parë për herë të fundit në fshatin Radomirë, pjesë e njësisë administrative të Kalasë së Dodës.
Kërkimet vështirësohen pasi terreni është i vështirë për shkak edhe të pranisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta.
Ata janë larguar nga një banesë në zonë në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm dhe nuk janë kthyer më.
Policia kërkon ndihmën e një helikopteri për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë me mjete të tjera.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/humbasin-dy-turiste-ne-malin-e-korabit/

Free Traffic Exchange