Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Dibrës gjatë një operacioni të koduar "Ura e Muhurrit".
Burime zyrtare sqaruan se një automjet tip "Suzuki" i drejtuar nga shtetasi Asllan Cani po udhëtonte nga Zall Dardha në drejtim të Muhurrit, ku gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të këtij mjeti janë gjetur dy thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kg.
Policia arrestoi 47 vjeçarin banues në Tiranë si dhe shtetasin Ervin L, 22 vjeçe, banues në kryeqytet, ndërsa është shpallur në kërkim 29 vjeçari me iniciale R.C. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilin lëviznin.
Veprat penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim, "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/transportonte-20-kg-kanabis-me-suzuki-arrestohet-dy-persona-ne-diber