Report TV - ILKDKP hetim pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve

2016-04-01 0

TIRANË - Nuk do të ketë qetësi dhe vegjetim për njerëzit e drejtësisë në Shqipëri. Përpos procesit të administrimit dhe verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, për gjashtë mijë funksionarë publikë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive po verifikon dhe kalon në sitë dosjet e pasurisë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë gjithë viteve kalendarike.

Teksa presioni i SHBA-BE, për goditjen e korrupsionit elitar, duke nisur pikërisht me hetimin e pasurisë së akumuluar, sa vjen e shtohet, një grup inspektorësh të ILDKP po verifikon me imtësi pasuritë e deklaruara ndër vite nga prokurorët dhe gjyqtarët. Burime zyrtare nga ILDKP pohuan për ?Shqiptarja.com? se, ka nisur një proces intensiv, për identifikimin dhe denoncimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët posedojnë pasuri të pajustifikuar, që kanë nënshkruar deklarata të rreme pasurie si dhe për ta që kanë falsifikuar dokumente, në funksion të mbulimit të pasurive të paligjshme.