A1 Report - Hetim pasurise se "Ben Qimes" ne liste dhe 41 të tjere

2015-08-22 2

TIRANE- Rreth 42 persona të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë italiane po hetohen në Shqipëri për veprën penale të pastrimit të parave. Hetimet ndaj emrave që rezultojnë në listën e shumë të kërkuarëve nga shteti italian, janë nisur me kryesisht, me iniciativën e vetë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku mësohet se prej emrave më të njohur që janë proceduar është Arben Isufaj, (Ben Qimja) biznesmeni nga Fieri, Arben Gropa nga Fieri, Arben Shtëmbari nga Vlora, Rigers Hysa nga Burreli, Grei Toska nga Mallakastra dhe shumë emra të tjerë që rezultojnë të dënuar apo që janë në proces gjykimi në Itali, për akuzat e rënda si "Pjesëmarrje në organizata kriminale", "Trafik të narkotikëve në bashkëpunim", "Prostitucion në rrethana rënduese".

Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon statistikat e plota të Krimeve të Rënda, të cilat prej muajit korrik 2013, në bashkëpunim edhe me Zyrën e Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme kanë shkëmbyer informacion, duke nisur hetimet me iniciativë të vetën për 42 persona. Statistikat tregojnë se vetëm nga janari deri në këtë periudhë janë proceduar për akuzën e pastrimit të parave 12 persona, ku për disa prej tyre është urdhëruar ngrirja e disa pasurive dhe llogarive bankare.

Sekuestrimet
Identifikimi i pasurive të personave që kërkohet nga drejtësia italiane, në shumë raste është bërë dhe nga informacionet që kanë dërguar prokurorët italianë. Në shumicën e rasteve të dhënat për personat e kërkuar dhe arrestuar në Shqipëri janë referuar në Zyrën e Marëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kjo e fundit më pas ka vendosur të rregjistrojë procedimin. Sipas burimeve pranë prokurorisë në 42 raste të nisura me iniciative, në gjysmat e tyre është marrë masa e sekuestros së pasurive, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Burimet preferojnë të mos japin detaje se kujt nga personave të kërkuar në Itali, u është bllokuar pasuria në Shqipëri. Por mësohet se të proceduar janë emra të njohur dhe biznesmenë të fuqishëm në vend. Hetimi i prokurorisë në këto raste është përqëndruar në verifikimet në banka, zyrat e paluajtshme të pasurisë, QKR, e institucione të tjera. Mësohet se veç individëve të proceduar në Itali për akuza të rënda, hetimet në Shqipëri, për pastrim parash janë shtrirë dhe tek të afërmit e tyre, kjo për shkak të dyshimeve se pasuria e fituar në rrugë kriminale është rregjistruar në emër të familjarëve të tyre.

Proçedimet mujore
Nisur nga marëveshja dypalëshe Shqipëri-Itali, Krimet e Rënda kanë rregjistruar në periudha të ndryshme plot 42 çështje hetimore për zbulimin e pasurisë së shtetasve shqiptarë të kërkuar nga Italia. Mësohet se në muajin korrik 2013 janë nisur kryesisht plot 8 dosje penale, në gusht të këtij viti janë rregjistruar 4 çështje, duke vijuar në Shtator dhe Dhjetor me 17 raste. Në muajin shkurt të 2014 është vendosur të nisin hetimet për 3 raste, ndërsa në mars 7 të tilla.

Në muaji maj dhe qershor, janë rregjistruar 3 raste. Të gjitha këto çështje tashmë janë n...

Free Traffic Exchange