http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Karavastaja është zona më e rëndësishme për shpendët në Shqipëri. Një ndër më të rrallët në këtë lagunë është pelikani kaçurrel, simboli i Parkut Kombëtar të Divjakës. Por me vënien në zbatim të moratoriumit dy vjeçar të gjuetisë, pelikani kaçurrel ka filluar të shumohet. Drejtori i administratës për zonat e mbrojtura ne Fier Ardian Koçi, thotë se ka nisur një projekt për t?i mbrojtur shpendët e rrallë nga dëmtimi. Aktualisht në lagunën e Karavastasë numërohen rreth 250 pelikanë, ndërsa rreth 50 çifte janë në fazën e riprodhimit. Kjo zonë strehon gjatë gjithë vitit mbi 245 lloje shpendësh, nga 330 të vrojtuara në të gjithë Shqipërinë.