Report TV - Zgjedhje ose jo/ PS nis fushatën në terren për pjesëmarrje në referendum

2016-03-27 0

TIRANË - Partia Socialiste ka nisur punën me strukturat e saj për të siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve të partisë në referendumin e 9 prillit. Deputetët e kësaj partie, kanë nisur takimet me drejtuesit lokalë, duke synuar që në referendum të marrin pjesë jo më pak anëtarë se sa morën në zgjedhjen e delegatëve për në Kongres. Synimi i PS është që të mos ulen nën këtë përqindje pjesëmarrjeje, për të mos dhënë një argument shtesë për rivalin e Ramës, Ben Blushi. ?Sot në takim me shtabin drejtues të PS Peqin, për fillimin e përgatitjeve për Referendumin e datës 9 Prill?-shkruan Anastas Angjeli.

Po ashtu edhe deputetë të tjerë, në qarqe të ndryshme, janë duke punuar për votimin pas dy javëve. "Kur partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit"? Kjo është pyetja të cilës do të duhet t'i përgjigjen me "Po" ose "Jo" anëtarët e PS. Kongresi i PS vendosi tre ditë më parë që interpretimin e mandatit të Edi Ramës t?ia jepte vetë anëtarësia e PS, përmes një referendumi. Partia Socialiste do të thërrasë 94 mijë anëtarët e saj në një referendum në datën 9 prill.

Free Traffic Exchange