Fushata ?E gjithë vëmendja tek njerëzit? " /> Fushata ?E gjithë vëmendja tek njerëzit? "/>

Ora News - "E gjithë vëmendja tek ju", PS nis fushatën e anëtarësimeve të reja nga Elbasani

2018-09-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata ?E gjithë vëmendja tek njerëzit? nisi në Elbasan, ku kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ftoi të gjithë të rinjtë ti bashkohen kësaj partie.

Balla u shpreh se të rinjtë që do të bëhen pjesë e PS-së do të kenë mundësinë të garojnë për këshilla bashkiakë.

Balla: Fillojmë sot një aksion shumë të rëndësishëm, atë të hapjes së PS, me moton ?E gjithë vëmendja tek njerëzit? dhe PS e hapur për këdo që është i gatshëm të kontribuojë. Përsa i përket fushatës, për të cilën jemi mbledhur sot këtu, atë të hapjes së PS, unë dua t?i them çdo të riu e të reje që kanë bërë zgjedhjen e duhur për t?ju bashkuar forcës më progresive politike të skenës politike shqiptare, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes të pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë.

Balla theksoi se në kushtet kur kundërshtari mungon, PS duhet të konkurojë me angazhimet e marra ndaj njerëzve.

Balla: Jemi e vetmja parti, që edhe pse jemi më e madhje, edhe pse jemi fituese në tre përballjet e fundit elektorale, gjithmonë gjejmë vend për të ndryshuar, për të përmirësuar strukturat dhe ata që janë ftuar të kontribuojnë sot për PS, do të jenë, jo vetëm pjesë e një kontributi, por sigurisht do të hyjnë në një proces përzgjedhës për listat e reja të kandidatëve për parlamentet lokalë.

Koncept të ri të fushatës do të sjellë edhe FRESSH. Kryetari, Elio Hyska, theksoi se Forumi Rinor Socialist do të jetë më ndërveprues me problemet e të rinjve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-gjithe-vemendja-tek-ju-ps-nis-fushaten-e-anetaresimeve-te-reja-nga-elbasani