Vetëm tre ditë pasi aksidentoi për vdekje një çift bashkëshortësh e plagosi 8 të tjerë tjerë me automjetin e tij në pazarin e Milotit, Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg invalidin 58 vjeçar Pashk Vokrri.
Vokrri i cili është invalid u paraqit para togave të zeza me karrocë të cilën e përdor prej disa vitesh e në bazë të provave dhe dëshmive të mbledhura nga oficerët e policisë gjyqësore, prokurori e quajti të ligjshëm arrestimin e tij e për këtë shkak vendosi që ai të qëndrojë në burg.
Në të njëjtën linjë me organin e akukuzes ka qenë edhe gjyqtari i çështjes i cili vendosi që invalidi të mbetet në burg me akuzen e drejtimit të mjetit pa patente si dhe shkaktim i aksidentit me pasoja.
Vetë 58-vjeçari ja lënë gjithçka avokates së tijë mrojtëse. Kjo e fundit e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga Gjykata, pasi sipas sajë ndaj tijë duhet të jepej një mase më e lehtë, për shkak të statusit që ai ka si invalid i grupit të parë. Sipas saj klienti i sajë ka probleme të theksuara shëndetësore dhe nuk mund mbetet në burg, pasi e ka të pamundur që të qëndrojë pa një kujdestare afer.
Më heret para grupit hetimor 58-vjeçari Pashk Vokrri ka deklaruar se gjithçka kishte ndodhur nga pakujdesia, përshkak se ai ka ngatërruar petalen e frenave me atë të gazit.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dieles në pazarin e Milotit, ku pakina e invaldit mori supërxhiro e përs pasojë aksidentoj për vdekje një çift bashkëshortesh dhe plagosi 8 përsona të tjerë.