A1 Report - Kontrabanda, kapiteni ukrainas i "Era -1" mbetet ne burg nga gjykata

2015-08-22 4

TIRANË -- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Volodomir Demakov -kapitenin ukrainas të anijes "Era-1", e cila u kap para pak ditësh me 47 ton cigare kontrabandë që vlenin rreth 10 milionë eurosh.

Kapiteni Demakov ka deklaruar sot në gjykatë se është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë krim kundër shtetit shqiptar; ai ka theksuar sërish se e ka ankoruar anijen në portin e Durrësit për shkak të motit të keq.