Ikin kanadezët e “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e cila ka ekskluzivitetin e blloqeve të naftës në fushën e Patoz Marinzës është larguar në mënyrë të papritur nga Shqipëria. Janë kinezët e firmës ?Geo-Jade?, të cilët kanë blerë 100% të aksioneve të ?Bankers Petrolium?. Kanadezët të cilët kanë 11 vite që operojnë në fushën e prodhimit të naftës në vendin tonë, kanë zgjedhur ta komunikojnë këtë marrëveshje përmes një njoftimi në faqen e internetit. Vlera që kanë arritur të marrin ata është 407 milion dollarë pa përfshirë detyrimet që ka kompania.?Transaksioni i propozuar i jep ?Bankers? mundësinë për t?i rikthyer investimin aksionerëve tanë me një prim të konsiderueshëm kundrejt vlerësimit aktual të tregut ndërkohë që i ofron kompanisë burime shtesë financiare për të përshpejtuar aktivitetin tonë në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve. Ky transaksion do të gjenerojë një përfitim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë dhe për komunitetet lokale ku operon Bankers.?Largimi i kanadezëve nga Shqipëria është bërë në mes të negociatave që kompania ka me Ministrinë e Energjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Një mosmarrëveshje e lindur që në vitin 2015-të ka bërë që tatimet t?i marrin ?Bankers? një shumë prej 75 milion dollarësh dhe ata e ankimuan në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Por në mënyrë të papritur, kanadezët tërhoqën padinë dhe rinisën negociatat me palën shqiptare, ku është rënë dakord që një ekspert i pavarur të vendosë se kush ka patur të drejtë lidhur me bilancet që ?Bankers? ka dorëzuar në tatime në vitin 2011. Tatimet pretenduan se ishin 57 milion dollarë detyrime në formën e tatim fitimit dhe pjesa tjetër gjoba, ndërsa tani do të vendosë eksperti se kush ka patur të drejtë. Nëse del se ka patur ?Bankers?, Shqipëria duhet të kthejë mbrapsht paratë. Kanadezët kanë një kredi të madhe në vlerën e 100 milion dollarëve për t?i paguar BERZH-it, ndërsa rënia e çmimeve të naftës uli fitimet e tyre. ?Alberta LTD? dhe ?Charter Power Investment? të cilat kanë blerë ?Bankers?, janë dy kompani degë të Geo-Jade e listuar në bursën e Shanghait, e cila ka një kapital prej 3.6 miliard dollarësh.

Free Traffic Exchange