Basha njoftoi nga SHBA marrëveshjen për drejtësinë: Ja kushtet për Byronë

2016-03-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga SHBA se nëse maxhoranca zbaton marrëveshjen e arritur për zhbllokimin e reformës në drejtësi atëherë i hapet rrugë konsensusit.
Basha bëri të ditur edhe se cilat janë dy kushtet e opozitës për ngritjen e Byrosë së Hetimit.
Nga Uashingtoni, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi për negociatat me Partisë Socialiste dhe diplomatët e SHBA-së dhe BE-së që i kanë hapur rrugë zhbllokimit të reformës në drejtësi.
Basha: Nën presionin e aleatëve tanë, SHBA, sot duket se mazhoranca ka reflektuar dhe të paktën në letër sot ka rënë dakort për të nisur dialogun politik pa kushte, por bazuar mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.Nëqoftëse marrëveshja e sotme respektohet dhe për fat të keq nuk do të ishte çudi nëse do të shkelet si marrëveshja e 8 janarit po kështu e negociuar nga Ambasadori Lu, por shpresoj që jo. Nëqoftëse kjo marrëveshje respektohet, atëherë kjo do ti hapë rrugë kompromisit, konsensusit politik për një hap shumë të rëndësishëm si reforma në drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-njoftoi-nga-shba-marreveshjen-per-drejtesine-ja-kushtet-per-byrone/