Shteti shqiptar harxhon para duke paguar avokat kryesisht për trafikantë droge dhe persona të botës së krimit dhe pse ata kanë miliona euro pasuri.
Këtë shqetësim e ngriti kreu i Avokatëve Penalistë Saimir Visha në një konferencë të kësaj dhome organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Drejtësisë.
Po ashtu Visha kërkoi nga ministri Manjani dhe mbështetjen e tij për shqetësimin e avokatëve në lidhje me pagat e referencës.
Për ministrin Manjani drejtësia penale ka mjaft probleme çka kuptohet dhe nga fakti se gjysma e të burgosurve në Shqipëri janë ende të padënuar.
Avokatët shprehen mbështetjen për Reformën dhe kërkuan miratimin e reformës në drejtësi siç ishte parashikuar brenda vitit 2016, pasi sipas tyre miratimi i reformës do të rregullojë dhe statusin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.