TIRANE - Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përballë fluksit të refugjatëve sirianë që largohen nga lufta në atdheun e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë një konference për mediat me Komisioneri europian të Emigrimit, Dimitris Avramopoulos. Por ky angazhim për tu radhitur krah vendeve që i mirëpresin refugjatët, sipas Tahirit duhet të shkojë paralel me një plan të përbashkët evropian, për të pasur veprime të koordinuara.
"Fluksi të emigrantë, e cika është një shqetësim dhe emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave më të larta të shoqërisë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat e saj, vendi ynë është i gatshëm të mbajë përgjegjësit e veta, e konceptuar kjo si një përpjekje e vendit tonë në kuadër të një plani evropian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë krah vendeve të be, pavarësisht se kush është anëtar apo jo ne mund t'ia dalim të përballemi me një emergjencë të tillë.
Duhet më shumë koordinim mes nesh duke pasur parasysh hapat e këtij procesi nga shkëmbimi i informacionit me vendet e rajonit e BE, deri tek pasja e strukturave solide për pritjen paraprake. Edhe kjo e konceptuar si një përpjekje e përbashkët e Shqipërisë me vendet e BE.
I shpreha shqetësim lidhur me domosdoshmërinë që kemi për të ecur para me një plan të tillë të përbashkët. Ne nuk duhet të jemi vonë për të pasur një plan evropian duhet të veprojmë shpejt dhe në kohë në mënyrë që çdo veprim të jetë i koordinuar. Kemi marrë mbështetjen e plotë të komisionerit duke e konceptuar si çështje evropiane me të cilën Shqipëria nuk duhet të jetë vetëm dhe nuk do të jetë vetëm", u shpreh Tahiri.
Avramopulos vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të mos ngritur mure për refugjatët, dhe se ka në këtë përpjekje ka në krah Evropën. Por ai theksoi vazhdimisht gjatë fjalës së tij,se deri më tani nuk ka asnjë indicie që Shqipëria të jetë e ndikuar nga flukse emigrantësh. Avramopulos tha se BE do të japë mbështetje politike dhe financiare për Shqipërinë në këtë iniciativë.
"Deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të jetë ndikuar nga flukse emigrantësh, por duhet të jemi të përgatitur, ndaj komisioni po e monitoron situatën. Shqipëria është vend i sigurt origjine.
Duhen marrë masa, si mbrojtja e kufirit dhe shkëmbimi mes vendeve anëtare. Për BE-në Shqipëria në rajon është një nga partnerët më të rëndësishëm për të trajtuar këto sfida. Shqipëria nuk është vetëm në këtë ditë. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku që ta thellojmë bashkëpunimin tonë.
Tani Shqipëria është më e përgatitur ta trajtojë këtë çështje, gjithmonë nëse kjo ndodh, ju thash që nuk kemi indicie që fluksi i emigrantëve po vjen drejt Shqipërisë, por nëse vjen Shqipëria do jetë e përgatitur. Por çdo kërkesë që do vijë nga Shqipëria, reagimi ynë do të jetë pozitiv. Është një krizë humanitare dhe nuk duam të lejojmë të shkojë në një katastrofë humanitare. Në rast se ndodh Shqipëria...