http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës, nuk ka asnjë mëdyshje për vazhdimësinë e punës ne Parkun e Liqenit për këndin e fëmijëve. Pavarësisht protestave te shoqërisë civile dhe kundërshtive te Partisë Demokratike, kryetari Erion Veliaj ka përsëritur qëndrimin per kryerjen me shpejtësi te punimeve, ne mënyre qe ne 1 qershor, parku i lojërave te jete gati. Gjate inspektimit te punimeve per rikonstruksionin e nje prej kopshteve ne Tirane, kryebashkiaku deklaroi dhe fillimin e ndërtimit te 11 këndeve te lojërave ne zona te ndryshme te Tiranës. Ndërsa Partia Demokratike ka vijuar denoncimet per projektin e parkut te lojërave. Jamarber Malltezi tregoi se ne pjesën e projektuar për kënd fëmijësh ka nisur hedhja e betonit. Pas protestës ne orët e vona te mbrëmjes, te rinjtë e nismës ?Për Publikun? i kane kërkuar Ministrit te Mjedisit Lefter Koka dhe anëtareve te Këshillit Bashkiak te ndërhyjnë per pezullimin e punimeve. Ata shprehen te vendosur për te vijuar protestat kundër këtij projekti.