24 orë pas vdekjes së Menaxherit të Regency Casino pranë kompleksit Taivan, të 40 vjeçarit Jim Backlund Ambasada Suedeze ka kërkuar nga policia e kryeqytetit një raport zyrtar për hetimet e kryera mbi këtë rast dhe shkaqeet e vdekjes.
Ky fakt konfirmohet për ReportTv nga burime pranë bluve të Tiranës të cilët sqaruan se pjesë e hetimeve është bërë dhe oficeri i kontaktit pranë selisë diplomatike Suedeze.
Zyrtarisht ambasada është njoftuar se vdekja e Backlund ka ardhur si pasojë e një vetëvrasje nën efektin e lëndëve narkotike.
Po ashtu policia e kryeqytetit ka vënë në dijeni selinë diplomatike dhe për rezultatet e ekspertizës mjekoligjore e cila ka konstatuar konsumin e lëndëve narkotike nga menaxheri i Regency Kazino i cili prej 6 vitesh jetonte në tiranë.
Kjo është pista zyrtare 24 orë pas gjetjes së pajetë të trupit të Jim Backlund në rrugën Haxhi Kika në kryeqytet, ndërsa po punohet në lidhje me disa dyshime që kanë krijuar oficerët kriminalist gjatë kontrollit të apartamentit që shihni në pamje.
Hetuesit kanë krijuar dyshime se Backlund ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë pak para se të ndërronte jetë kjo për faktin se në tavolinën e aprtamentit të tij janë gjetur disa pjata që përdoren për konsumimin e kokainës.
Një element i dyshimtë për hetuesit lidhet me faktin se askush nuk e ka dëgjuar zhurmën e hedhjes nga ballkoni të 40-vjeçarit. Ngjarja është mësuar vetëm në orën 07:10 mëngjesit nga roja i parkingut, i cili dje per Report Tv tregoi dhe vendin ku u gjet i pajetë.
Në pyetje deri tani për këtë ngjarje janë marrë mbi 6 persona të njohur sit ë afërt me 40 vjeçarin Suedez por sipas dëshmive të tyre nuk ka rezultuar asnjë dyshim se Backlund mund të jetë vrarë apo kishte konflikte me persona të tjerë.
Referuar ekzaminimit të trupit të pajetë ka rezultuar se dëmtimet ai i ka pasur në pjesën e kokës çka sipas ekspertëve kanë ardhur si pasoja e përplasjes me bordurën e trotuarit dhe jo nga mjete prerëse apo armë zjarri.
Në momentin e mbërritjes së policisë dera e apartamentit të Jim Backlund ka qenë e mbyllur dhe ajo është hapur me çelsat që dispononte bashkëshortja e tij.
Ndër shkaqet që kanë çuar Backlund, menaxherin e Recensy Casino pranë kompleksit Taivan, në aktin e vetëvrasjes policia ka renditur dhe gjendjen e tij të rënduar psikologjike në raport me disa probleme familjare që ai po kalonte muajt e fundit.