Report TV - Incidentet në Kuvend, opozita bojkot mbledhjes për Kodin e Etikës

2016-03-11 0

Deputetë nga të gjitha forcat politike kishin firmosur në 3 mars për miratimin e një kodi etike në Kuvend. Por kur Këshilli i Mandateve dhe Rregullores u mblodh këtë të premte për ta miratuar projektvendimin që do të disiplinojë 140 ligjvënësit shqiptarë, opozita bojkotoi.

Vetëm 2 prej deputetëve të kësaj force Kastriot Islami dhe Dashamir Tahiri ishin të pranishëm por u larguan pa nisur mbledhja.

Kodi Etikës edhe pse i propozuar nga OSBE para 2 vitesh, nuk u miratua kurrë nga Kuvendi.

Pas ngjarjeve të javëve të fundit, kur u përdorën dhe vezët përveç ofendimeve, deputetët propozojnë disa ndryshime të vogla, duke rujatur thelbin.

Në të përcaktohet se deputeti duhet të vishet me kostum dhe të mos përdorë celularin në sallë plenare. Por më e rëndësishmja, nuk duhet të shajnë.

?1. Deputeti nuk duhet: a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; c) ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend. 2. Në rast të shkeljes së pikës 1 të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit.? -thuhet në nenin 9 të kodit I cili detyron depuetet ët kthejnë mbrapsht dhuratat si dhe ngarkon sekretaren e përgjithshme të kuvendit të bëjë inventarizimin e tyre. ?Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, :a) t?i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t?ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t?i dorëzojë zyrtarisht pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit?-vijon më tej Kodi i cili pavarësisht gatishmërisë për të firmosur nuk dihet sa do të disiplinojë ligjvënësit shqiptar, që nuk e kanë votuar prej më shumë se 2 vjetësh.