Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jo vetëm opinioni publik por edhe drejtues të shkollave kanë dalë kundër takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në gjimnazet e Tiranës. Teuta Dobi, Drejtore e gjimnazit "Sami Frashëri" thotë se nuk do të lejojë askënd që në shkollën që drejton të bëjë propagandë mbi orientimin seksual. Reagimi i saj ka qenë në fokus së nje letre që Aleanca LGBTI i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i kërkon të marrë masa.
Takimet që komuniteti LGBTI ka zhvilluar me nxënës të gjimnazeve në kryeqytet mbi temën e bullizmit kanë ndeshur në kundërshtinë e drejtuesve të shkollave.
Refuzimi që drejtorja e gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi i ka bërë këtij komuniteti i ka detyruar këta të fundit t`i drejtojnë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.
Rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje, theksojnë në letër drejtues te Aleancës LGBTI, teksa shtojnë se drejtorja Domi ka shkelur kodin e etikës.
"Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur, të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lgbti-leter-rames-drejtoren-e-sami-frasheritshkeli-kodin-e-etikes