TIRANË - Në datë 20 shtator 1999, rreth orës 13:30 minuta në Vushtri, në rrugën Mitrovicë - Prishtinë, Dritan Zagani duke drejtuar mjetin tip Audi, ka dalë nga rruga dytësore pa respektuar sinjalistikën në rrugë kryesore, ka devijuar për të mos u përplasur me mjetet që kalonin në këtë aks dhe goditi shtetasen Valbona Vershevcin, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e frakturës.
Dritan Zagani u largua nga vendngjarja duke lënë të vdekur kalimtaren, por u kap nga ushtarakët e misionit ndërkombëtar KFOR në afërsi të fshatit Milloshevë. Gjykata e Mitrovicës e ka shpallur fajtor për veprën penale dhe e dënoi me 1 vit vit burg, e cila iu llogarit si koha e kaluar në paraburgim, nga data 20 shtator 1999 deri në 7 tetor 1999, vendimi nuk u ekzekutua më tej me kushtin e vendosur nga gjyqësori, nëse brenda 3 vitesh nuk kryente vepër tjetër penale.