Një kuadër institucional bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor do të vendoset nga sot pasi Akademia e Forcave të Armatosura dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan marrëveshjen.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes zhvilluar në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se tashmë arsimimi i ushtarakëve është një domosdoshmëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Akademisë së Forcave të Armatosura kolonel Ruzhdi Kuçi dhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule.
Marrëveshja parashikon ndër të tjera, shkëmbim të personelit akademik për mësimdhënie në lëndët e modulet me interes te përbashkët, kualifikim të personelit akademik, nëpërmjet organizimit të seminareve, workshope-ve, shfrytëzimin e bibliotekave nga personeli akademik dhe studentët e dy institucioneve.