http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa dosja e 21 janarit fle prej tre vjetësh ne sirtarët e Gjykatës se Larte, kreu i këtij institucioni Xhezair Zaganjori thotë se dosja voluminoze është duke u shqyrtuar në Dhomën e Këshillimit dhe shume shpejt pritet t?i hapet rruge gjykimit. Gjate analizës se punës nje vjeçare, Zaganjori foli edhe për reformën në drejtësi, duke evidentuar faktin që Komisioni i Venecias ka qenë në të njëjtën linjë me vërejtjet e bëra nga gjykata. Për ndryshimet në Kodin Penal, Kreu i Gjykatës së Lartë ndau të njëjtën opinion me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, se kodi duhet përmirësuar, pasi ka probleme të shumta. Numri i çështjeve gjyqësore që presin për gjykim në Gjykatën e Lartë është afërsisht rreth 13 mijë. Aktualisht në Kolegjin Penal gjykohen çështje të vitit 2015, ndërsa në Kolegjin Administrativ dhe Civil, gjykohen çështje të vitit 2013, ku synohet që pritja të jetë jo më e gjatë se 2 vite, për çdo çështje.