Report TV - Masakra në Elbasan, mjekët flasin për gjëndjen e të plagosurëve

2016-02-04 4

Sipas mjekëve të spitalit të Taumës nga 3 personat të cilësuar në gjendje të rëndë Luan Muça paraqitet me dëmtime mjaft të mëdha, madje sipas tyre Muca ka ende predha në trup por deri më tani ai ka parametra të stabilizuar.

"3 janë rëndë, një është në gjendje tepër të rëndë me predha në trup në veshkë, gjendja është mirë deri më tani dhe për momentin nuk mendojmë të ndërhyjmë. Luan Muca 47 vjeç. Ferid Muca ka dëmtim të madhe në gluteale dhe pak në kokë. Bujar Rreshka 40 vjeç është që dje me aparatura ka aspiruar gjak, ka dëmtim të trakesë dhe do vendoset për ndërhyrje. Ka plumbë që ka dëmtuar artikulacionin."- tha mjeku

Përmes një deklarate për mediat shefi i reanimacioni Dritan Zhurda dhe mjeku Dritan Cela ,Ferid Muca ka dëmtime të madhe por është nën kontroll ndërsa Bujar Rreshka 40 vjeç është që dje me aparatura ka aspiruar gjak, ka dëmtim e dhe do vendoset nëse do ta ketë të nevojshme ndërhyrjen

Dy të tjerët që janë paraqitur në spitalin e Traumës janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në pavionin e ortopedisë. Mjekët përjashtojnë mundësinë e transferimit të të plagosurve më rëndë pasi Spitali i ka të gjithë parametrat e nevojshëm.

Free Traffic Exchange