Ngjarja makabre në Resulaj të Selenicës nuk ka tronditur vetëm banorët e zonës. Vrasja e 8 personave nga dora e 24-vjeçarit Ritvan Zykaj në Selenicë të Vlorës ka tronditur mbarë shqiptarët.
Në "Report TV", qytetarët fajsojnë 24-vjeçarin por edhe shtetin. Ata thonë se shteti duhet të marr masa që ngjarje në të atilla përmasa mos të ndodhin më.
Jam i indinjuar. Është fatkeqësi e kombit.
Qytetarë
Nuk mund ta imagjinosh. Masakër. Shumë tronditëse.
Qytetarë
Në Shqipëri s?duhet të ndodhte. Shumë masakër e madhe.
Qytetarë
Pasja e armëve në banesa shihet nga banorët e Tiranës si një arsyje më shumë për shënimin e ngjarjeve kriminale në vend. Ata shprehen se, armët e shpërndara nga depot në 1997 duhet të mblidhen nga autoritetet.
Shteti duhet të shkojë shtëpi më shtëpi për të mbledhur armët.
Qytetarë
Përderisa ai shëtistë në fshat me armë nuk ekziston shteti. Nuk i kanë mbledhur akoma armët e 97.
Qytetarë
Jashtë kamerave, kujtim Zykaj, gjyshi i autorit të vrasjes u ka përcjellë një mesazh të afërmve të tij: Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë.
Në fshatin Resulaj, ka pllakosur heshtja dhe zia. Banorët janë ende të shokuar nga ajo ccfarë ka ndodhur, ata i janë kthyer përditshmërisë, por duket se e kanë të vështirë ta largojnë nga sytë imazhin e masakrës që u mori jetën 8 personave.