Plumba mbi automjetin, policia dyshon se autorët kanë pasur një shënjestër- Ora News-

2016-01-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një automjet është gjetur i qëlluar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në anë të superstradës Lezhë-Milot.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur.
Autovetura tip ?Golf 4? me targa gjermane është gjetur e ndaluar në anë të rrugës dhe ngjitur me disa biznese të zonës, ndërsa duket qartë se plumbat e kanë përshkuar në të gjitha anët e saj.
Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarje dhe as pronari i mjetit që është qëlluar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-nje-makine-e-gjuajtuar-me-bresheri-plumbash-ne-aksin-lezhe-lac/

Free Traffic Exchange