Gazetarë dhe përfaqësues të shoqë" />
Gazetarë dhe përfaqësues të shoqë"/>

Ora News - "Plumbat mbi shtëpinë e Lalës janë plumba mbi ne", solidarizim me gazetaren

2018-08-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan mbrëmjen e sotme në shenjë solidarizimi me gazetaren Klodiana Lala.

Me pankarta në duar ata dënuan sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj, ngjarje që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe në banesë gjerndeshin dhe vajzat e gazetares.

Erion Kristo: Kemi dalë sot në shesh të kërkojmë nga kryeministri i vendit të harxhojë më shumë sesa një status në tëitter, të shkojë atje ku ka ndodhur ngjarja, të tregojë se është shërbëtor i këtij populli, shërbëtor i paguar shtrenjtë nga taksat tona. Ne kërkojmë nga organet ta zbardhë ngjarjen sa pa dalë në të gjitha mediat ndërkombëtare, të gjithë raportet ndërkombëtare ku ne mërzitemi kur Shqipëria nuk quhet më vend i fjalës së lirë. Ju ftojmë të gjithëve ta mbrojmë fjalën e lirë, Klodiana është gjithëkush nga ne.

Mimoza Hajdarmataj: Ti bëjmë një apel të përgjithshëm çdo lloj titullari në këtë vend. Personalisht dua ti drejtoj një apel prokurores së përgjithshme që është zonjë: Të ndërhyjë sa më parë se ato të shtëna, ajo tendencë për të mbyllur gojën të arrijë deri tek institucioni i saj.Gjitha bashkë duhet të mbrojmë gratë dhe vajzat, ti inkurajojmë ato të jenë zë i forë për të mbrojtur çdo nënë, çdo vajzë dhe çdo shqiptar në këtë vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plumbat-mbi-shtepine-e-lales-jan-plumba-mbi-ne-solidarizim-me-gazetaren