Report TV - Kontrollohet liqeni i Shkodrës për gjuetinë e paligjshme

2016-01-24 8

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka nisur aksionet e planifikuara në goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme ne territorin e liqenit te Shkodrës.

Inspektorët e këtij institucioni kanë monitoruar të gjithë vijën liqenore nga Shkodra, në Malësi të Madhe e deri në kufi me Malin e Zi.

Fokus i grupeve të punës ka qënë goditja e rasteve të gjuetisë së paligjshme me korent, apo largimi i mjeteve statike të vendosura në ujrat e liqenit në mënyrë të paligjshme.

Edhe në ditët e ardhshme këto aksione do të vijojnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura me qëllim goditjen e çdo rasti gjuetie të paligjshme, e cila në gjithë këto vite ka lënë pasoja të rënda në një prej pasurive kombëtare siç është liqeni i Shkodrës.