http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ngjarja tragjike e 21 Janarit nuk është zbardhur ende, fajin kryeministri Edi Rama, e gjen tek gjykatësit. Në 5 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve para godinës së kryeministrisë, shefi i ekzekutivit drejtoi gishtin e akuzës ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mbajnë të varrosur dosjen e 21 Janarit. ?Çdo prokuror dhe gjykatës që nuk ndjen peshën e turpit, nuk do reformën në drejtësi, por është vetë arsyeja pse kjo reformë duhet bërë me çdo kush. Çdo anëtarët e gjykatës së lartë, që prej 2013, që mban të varrosur dosjen e 21 janarit, është sot i akuzuar si fajtor për vuajtjen tuaj 5-vjeçare për drejtësi.?Krimi shtetëror, pushkatimi pa gjyq i katër burrave, thotë kryeministri Rama, herët a vonë do të zbardhet.?Një ditë ose një tjetër drejtësia do bëj drejtësi edhe për vrasësit dhe rivrasësit, edhe për ata që urdhëruar dhe vranë 4 njerëz me plumba luftarak, por edhe pr ata që shpikën në gjyqe makabritetin si gabim teknik.?Zbardhja e ngjarjes tragjike të 5 viteve më parë, ishte premtimi kryesor i kryeministrit, i cili e ndjen peshën e mungesës së drejtësisë.?Ka jo pak nga ata më quajnë tradhtar të 21 janarit, nuk kam asgjë me ta. u a marr vesh mirë sekëlldinë kur shohin përgjegjësit e masakrës bilbilojnë dhe pa pikën e turpit. është cinike dhe poshtëruese, e di shumë mirë, por sot nuk jam kokulur par jush.?Pas ceremonisë së zhvilluar brenda kryeministrisë, Rama i shoqëruar nga familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedes, vendosen lule ne pllakatet e vendosura ne bulevard.