Aksion antikorrupsion në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia ka ndërmarre aksionin më të madh antikorrupsion të viteve të fundit, ku 79 ish-zyrtare e biznesmenë janë arrestuar, mes të cilëve dhe një ish-ministër dhe dy ish zv/ministra. Nga skema korruptive, demi që i është shkaktuar shtetit përllogaritet të jetë më shumë se 100 milion euro. Superaksioni është njoftuar nga vetë Ministri i Brendshëm Stefanoviç. Ai tha se hetimet lidhen me nje afere që ka nisur nga viti 2004 e në vijim, ku është i përfshirë Slobodan Milosavljeviç. Ky i fundit nga viteve 2007-2008 ka drejtuar Ministrinë e Agrikulturës, Pyjet dhe Menaxhimin e Ujërave. Të përshirë në skandal janë dhe dy ish zv/ministra të brendshëm, disa drejtore të kompanive publike, por dhe biznesmenë private. Sipas prokurorisë, këta persona akuzohen se kane shpërdoruar detyrën, kanë kryer pastrim parash dhe krim financiar duke shkaktuar një dëm prej 100 milion euro. Por hetimet për këtë skandal korrupsioni vijojnë ndërsa priten arrestime të tjera. Arrestimet ne Serbi vijnë nje vit pasi Beogradi zyrtar hapi negociatat per anëtarësim me Bashkimin Europian.