http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Dancing with the stars? rikthehet me 12 kërcime në ekranin e Vizion Plus. Nata e 10 ka ngjitur në skenë performancat më të bukura nga 9 netët e kaluara të spektaklit. Surprizat e mbrëmjes pushtuan teatrin e kërcimit, kur yjet në konkurrim janë rikthyer ne skenë për të performuar me personat më të afërt dhe më të dashur. Florian Agalliu zgjodhi mbesën e tij Shantal, e cila edhe pse vetëm 6 vjeç, është shpallur balerina me e mire e mbrëmjes. Ambra Meda ka zgjedhur kampionin e Kick Box-it, Ismail Keta, i cili ka qenë pranë saj edhe në betejës e saj kundër kancerit. Dorina Mema, Rovena Dilo e Young Zerka u ngjiten ne skene me kolegët e tyre më të mirë, ata me të cilët shpenzojnë më shumë se 8 orë në ditë në emër të pasionit. Ndërsa, Beatrix ka zgjedhur që në këtë performancë të dytë të sjellë një person të veçantë, atë që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo ka prezantuar për të gjithë fansat e saj Ervin, të dashurin. Mbrëmja e 10 që ka përfunduar pa eliminime i le njëkohësisht 6 konkurrentet si gjysmëfinalistë te këtij edicioni të 6 të ?Dancing with the stars?.