https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Nata Gala e "Dancing with the Stars" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prapaskenat, emocionet, debatet e garës si dhe votat e jurisë ishin në qendër të puntatës së fundit të "Dancing with the Stars Albania". Ndryshe nga edicionet e shkuara, produksioni realizoi mbrëmjen e të hënës një spektakël "post" i cili erdhi në formën e një Grand Galaje. Lori Hoxha fituesja e edicionit të katërt të garës së kërcimit si dhe konkurrentja më e fortë e këtij spektakli, Flaka Krelani diskutuan mbi çmimin e madh, i cili gjeti jo pak jehonë në publik e sidomos u komentua gjatë edhe në rrjetet sociale. Nuk mbeti jashtë debatit as vota e jurisë përgjatë 12 puntatave. Ilir Shaqiri, Alfred Kaçinari, por edhe Ema Andrea e cila u komentua për pikët e saj në performancat e fundit të Lorit dhe Flakës, shuan kureshtjen e publikut për vlerësimin që dhanë. Por bashkë me diskutimet në panelin ku ishin ulur një pjesë e balerinëve profesionistë, anëtarët e kundrajurisë, koreografia Enada Hoxha si dhe stilisti Ardi Asllani, yjet risollën një pjesë nga shkëlqimi i pistës së vallëzimit. Të ftuarit si gjithmonë ishin pjesë e spektaklit, mes të cilëve edhe modelja me famë ndërkombëtare Anxhela Martini, e cila vetëm një ditë më parë ka rrëfyer mbi eksperiencën e saj në "Dancing" për blogun mediatik zviceran "20 Minuta".  "Dancing with the Stars Albania", një prodhim i Vizion Plus e Tring me patentë të prestigjiozit BBC, mbylli kështu një tjetër sezon të suksesshëm e të shumë debatuar. Tashmë na mbetet të presim se çfarë do të na rezervoje edicioni i ardhshëm.

Free Traffic Exchange