http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sali Berisha, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike ka sfiduar ambasadoret, duke beret e qarte se djegia e bunkerit ne protestën e 8 dhjetorit nuk ishte nje element dhune. Por kritika me e forte e Berishës i është drejtuar ambasadorit gjerman ne Tirane, Hellmut Hoffman.?I them Herr Hoffmanit se duhet te ishte tronditur me shume për zgjedhjet se për bunkerin.?Por fokusi i konferencës se Berishës kane qene deklaratat e kryeministrit Rama, i cili nje dite me pare beri përgjegjëse Partine Demokratike dhe vete Berishën, per hartimin e ligjit mbi bazën e te cilit u be dekorimi i persekutoreve te regjimit komunist. Berisha ka numëruar ligjet qe janë miratuar, kur ai ka qene ne pushtet per te larguar nga postet publike te personave qe kane torturuar njerëz gjate regjimit komunist. Berisha e ka cilësuar hipokrite edhe ndjesën e kërkuar nga lideri i mazhorances Rama, duke sjelle ne vëmendje se ai as nuk i anuloi dekoratat qe iu shpërndanë nje vit me pare veteraneve, nder te cilët ishte edhe njeriu qe kishte torturuar At Zef Pllumbin. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave te Berishës, kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokument, sipas te cilit në vitet 1994 - 1995, kur Berisha ishte ne pushtet, torturuesi i At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit janë futur në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë, duke gëzuar pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.