http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e futbollit do te mësojë sot shortin e vlefshëm per finalet e Kampionatit Evropian te Futbollit, France 2016. Ne orën 18:00 ne Paris, 24 skuadrat do te mësojnë grupet dhe kundërshtaret, ne nje turne qe zhvillohet për here te pare ne histori me këtë numër ekipesh. Skuadrat janë ndare ne 4 vazo ne baze te koeficienteve te vështirësisë ku Franca si vend organizator bën pjesën ne te paren se bashku me Spanjën, Gjermaninë, Anglinë, Portugalinë dhe Belgjikën. Ndërkohe kuqezinjtë e De Biasit qe marrin pjese për here te pare ne histori ne nje finalet e nje eventi janë pozicionuar ne vazon e katërt se bashku me Turqinë, Irlandën, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Do te përcaktohen 6 grupe nga A deri te F me nga 4 skuadra. Finalet e evropianit do te zhvillohen ne 10 stadiume. Takimet do te startojnë ne 10 qershor dhe do te përfundojnë ne 10 korrik te vitit te ardhshëm. Është hera e trete qe Franca organizon nje turne te tille pas vitit 1960 ku per here te pare morën pjese 4 skuadra dhe ne 1984 me 8 ekipe. Skuadrat me me shume trofe janë Gjermania dhe Spanja me tre te tille me keta te fundit qe jane kamionët ne fuqi pas fitores 4-0 ndaj Italisë 4 vite me pare ne Poloni dhe Ukraine. Pas ndryshimit te formulës nga 16 ne 24 skuadra, 4 ekipe marrin pjese per here te pare ne nje turne te tille Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut, Uellsi dhe Sllovakia.