Ermonela Felaj shpjegon dekriminalizimin e politikes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se koha e akuzave politikave është mbyllur dhe me fillimin e vitit 2016 i gjithë parlamenti shqiptar, krerët e bashkive dhe zyrtaret e larte, do t?i nënshtrohen ligjit te njohur si ligji per dekriminalizimin. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila ka shërbyer si negociatore e qeverise ne arritjen e nje drafti konsensual, shpjegon përpjekjet per ta shndërruar ligjin nga nje ligj qe synonte te sulmonte kundërshtarin ne nje ligj ne interes te publikut. Felaj hedh poshtë akuzat e opozitës ne lidhje me kriminalizimin e kuvendit duke shpjeguar se ky është nje fenomen qe ka prekur demokraci te ndryshme.?Ky është nje fenomen qe ka prekur demokraci te ndryshme dhe legjislacione te ndryshme jane detyruar qe te reflektojnë ne vetvete per ta korrigjuar. Pse ka Italia një ligj për dekriminalizimin, ka ligjin Severino? Po pse Kushtetuta te vendeve te ndryshme perëndimore, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës e deri ne Europe, vendosin kushte per ata qe do zgjidhen, emërohen ne funksione publike? Po pikërisht sepse ekziston ky problem dhe është mese e natyrshme qe krimi, i cili ka pushtet ekonomik, te tentoje ne vijimësi te ketë edhe pushtetin politik.?Duke shpjeguar projektligjin, Felaj sqaron se per vepra te ndryshme penale, do te kete ndalime te ndryshme.?Per rrethin e veprave penale me te renda, ndalimi i zgjedhjes, ushtrimit apo emërimit ne nje detyre te rëndësishme, do te jete përjetë. Ndërkohe qe per vepra te tjera te natyrës me te lehte, qe kane nje mase dënimi pak me te lehte, fjala vjen vepra penale e shpërdorimit te detyrës ose korrupsionit, janë vepra penale qe dënohen me pak se krimi i organizuar dhe bandat e armatosura; edhe per keto vepra penale do te kete nje afat ndalimi, i cili nuk do te jete përjetë, por do te jete vetëm 20 vjet nga momenti i kryerjes se veprës penale.?Sipas ministres Felaj, nuk ishte vetëm shumica qeverisëse kunder kërkesës se PD qe politikane e zyrtare t?i nënshtroheshin testit te drogës.?Edhe Komisioni i Venecias edhe ndërkombëtaret qe ne njëfarë mënyre ndërmjetësuan per arritjen e konsensusit per kete projekt e kane thëne shprehimisht, publikisht qe kjo gje eshte e papranueshme dhe nuk kishte asnjë arsye qe ne te zgjasnim debatin me tej.?Komisioni i Posaçëm e ka miratuar projektligjin e dekriminalizimit dhe Parlamenti e ka zhvilluar nje seance te posaçme debate per këtë çështje, por votimi pritet te realizohet kur te përfundojnë negociatat per ndryshimet kushtetuese qe nevojiten per kete qellim.