Për here te pare një komisioner i zgjerimit te Komisionit Europian ka lëne jashtë axhendes se tij partitë politike gjate vizitës ne Tirane duke zgjedhur te bisedoje për çështjet e integrimit vetëm me median dhe shoqërinë civile. Komisioneri Fule i shoqëruar nga kreu i delegacionit te Parlamentit Europian për Ballkanin perëndimor Eduard Kukan, ka mbërritur ne vendin tone vetëm për te qene pjese e konferencës " Just Be", një konference ne te cilën ka rene ne sy mungesa e ministres bregu, gjë qe ka ardhur për shkak te axhendes se saj te bëjnë te ditura burime zyrtare pranë ministrisë se integrimit.
Ne fjalën e tij komisioneri Fule theksoi, se nuk ishte ne Shqipëri për tu bere pjese e fushatës zgjedhore, por për te shfrytëzuar një mundësi per te biseduar me shoqërinë civile dhe me qytetaret shqiptare për problematiken e integrimit. Megjithatë ne fjalën e eurokomisionerit nuk munguan kritikat për klasën politike. "Ka një gjë te cilën nuk e kam kuptuar asnjëherë. Si ka mundësi qe ne një vend ku qytetaret e mbështesin kaq shume integrimin kemi një klime politike kaq te polarizuar. Ju keni një mur shume te larte midis asaj qe duan qytetaret dhe asaj qe bëjnë politikanet. Çështja me e rëndësishme per Shqipërinë ne këtë moment sipas komisionerit Fule është mbajtja e zgjedhjeve me standarde ne mënyrë qe te mos ketë hapësira për te kontestuar rezultatin. Shpresoj se ka ende kohe për te punuar fort qe këto zgjedhje te jene te lira e te ndershme dhe duhet te siguroheni qe asnjë para, gjate dhe pas zgjedhjeve te mos krijoje hapësire për te vene ne diskutim rezultatin. Ajo qe pame ne vitin 2009 nuk mund te përsëritet sepse e futi vendin ne ngërç për 2 vite me radhe". Ne te njëjtën linje eurodeputeti Kukan theksoi se axhenda europiane duhet te jete prioritet dhe problemet partiake nuk duhet te pengojnë integrimin. Te vetmet takime qe komisioneri për zgjerimin Stefan Fule ka zhvilluar gjate vizitës ne Tiranë ka qene një dreke me kryetarin e komisionit te integrimit socialistin Ditmir Bushati dhe një bisede me ministren e integrimit Majlinda Bregu.
For the first time a European Commission's enlargement commissioner has ruled out his agenda political parties during his visit to Tirana by choosing to talk about integration issues only with the media and civil society. Commissioner Fule, accompanied by the head of the delegation of the European Parliament for the Western Balkans Eduard Kukan, has arrived in our country just to be part of the conference "Just Be", a conference in which has fallen in the absence of the Minister shore, which was has come about due to its agenda to announce official sources at the Ministry of Integration.
In his speech, Commissioner Füle stated, that it was in Albania to become part of the election campaign, but to capitalize on an opportunity to talk with civil society and Albanian citizens for integration problematic. However we the word of eurokomisionerit not lacked critics for the political class. "There's one thing that I did no...