“Dancing With The Stars”, natë eliminimesh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e katërt e spektaklit të kërcimit në Vizion Plus, ?Dancing with the stars? ka mbërritur edhe këtë të enjte plot surpriza dhe emocione. Ethet e dance off-it kanë pushtuar të gjithë konkurrentët sepse, ashtu sikurse ishte parashikuar, kjo mbrëmje ndalte garën për nga dy nga dymbëdhjetë yjet e përzgjedhur në këtë edicion të gjashtë të ?Dancing with the stars?. Dhe kështu ka nisur mbrëmja: me një dance off, një garë e lënë pezull mbrëmjen e Halloween-it për Mitro Çelën dhe Art Abazin. I pari që u largua nga arena e kërcimit duke humbur kështu të drejtën për të garuar ishte Mitro Çela. Por, një eliminim tjetër mbylli siparin e kësaj nate emocionuese. Adrola Dushi u largua nga gara duke e lënë të hapur rrugën drejt trofeut të madh për 10 konkurrentët e tjerë. Ajo që u përcoll me shumë duartrokitje ishte performanca e Florit dhe Lorit që për tre javë rresht shpallen si çifti më i mirë i balerinëve. ?Dancing with the stars? pret të enjten tjetër 10 konkurrentët që kane nisur tashme përgatitjet per performanca te reja kërcimi.