http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhoma Amerikane kërkon ndryshimin e mënyrës se si inspektorët që kontrollojnë bizneset sillen më administratorët dhe punonjësit e tyre. Një një takim me kreun e Inspektoratit të Punës, anëtarët e dhomës janë ankuar se kanë marrë gjoba të padrejta, të cilat në shumicën e rasteve kanë qenë për mosdeklarim të punonjësve, edhe pse biznesi ka vërtetuar se të punësuarit ishin thjesht praktikantë. Por një tjetër problem shqetësues për biznesin amerikan në Shqipëri edhe konkurrenca e pandershme që ka tregu shqiptar, ku shumë të punësuar nuk sigurohen me pagën reale, dhe kjo sipas tyre deformon tregun dhe bën që sipërmarrësit të drejtë t?i rriten kostot. Fenomeni i korrupsionit të inspektorëve ka qenë në qendre të vëmendjes, ku vetë qeveria ka shtrënguar masat penalizuese për ta, duke i konsideruar si krime të rënda, me mendimet e reja që iu bënë kodit penal. Po kështu, një pjesë e mirë e administratës që del në terren do të pajiset me tabletë në mënyrë që të raportojë online dokumentacionin e ndërmarrjes që kontrollon.