https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket se pishinat dhe lokalet janë nder vendet me te preferuarat ne këtë stine te nxehte vere. E ndërsa gjithkush nxiton te freskohet me një pije neper kafenetë e shumta te Tiranës apo ne pishinat ne periferi, krejt ndryshe ndodh me bizneset e tjera, te cilat vuajnë efektin e pushimeve verore por edhe te krizës ekonomike, pavarësisht se kjo është edhe periudha me e mire per te përfituar nga uljet e çmimeve. Shitës e menaxhere te dyqaneve te veshjeve, bizhuve apo edhe ato ne librari te kryeqytetit, pranojnë se ndryshe nga stinët e tjera apo edhe ne krahasim me një vit me pare, shitjet kane rene ne mënyre drastike. Ardhja e shtatorit, kohe kur te gjithë i kthehen punës e kur do te nise edhe shkolla, pritet me shprese nga bizneset për ndryshimin e kësaj situate. Ata kane bere gati edhe koleksionet e reja, ndërsa po bëhen gati te heqin tabelat qe reklamojnë uljen e çmimeve.