Kufiri me Greqinë në Arbitrazh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përcaktimi i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të jete produkt i negociatave dy paleshe. Por nëse nuk arrihet dakordësi mes grupeve negociatore, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se çështja do te shqyrtohet nga Arbitrazhi Ndërkombëtar. Në një leksion me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, kreu i diplomacisë nënvizoi se Shqipëria luan një rol stabiliteti në rajon. I pyetur mbi krijimin e Asociacionin e Komunave në Kosovë, Bushati tha se ndjeshmëritë janë të mëdha dhe se dallimet zgjidhen përmes dialogut. Një ndër sfidat kryesore të politikës së jashtme shqiptare është integrimi në BE. Sipas tij, çelja e negociatave për anëtarësim varet drejtpërdrejt nga reforma në sistemin e drejtësisë.