PD: Makina sheikësh për ministrat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se mendon vetëm per luksin e ministrave te saj ne një kohe qe shqiptaret përballen çdo dite me varfërinë. Nënkryetari i demokrateve Edmond Spaho ka deklaruar se nga kjo mazhorance janë porositur 29 makina luksi te tipit ?jaguar? për ministrat e kabinetit Rama.?Makina si kjo që shihni në ekran, mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë. Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes, e plaçkitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë. Shpërblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat.?Sipas spahos me ketë veprim qeveria tregon se nuk i intereson fati i qytetareve.?Një jaguar luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur, por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar, dhe në fund e merr sërish narko-taksinë kur shkon vetë me pushime. Një jaguar luksoz për Ilir Beqëjn, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shëndetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit. Një jaguar luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it. Kjo është qeveria që kemi. Ky është kryeministri që kemi. Nuk pret më koha. Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e t?i ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me jaguarët e tyre.?Ndërkohe ne faqen transparenca. Al qeveria ka sqaruar se nuk ka tender për blerje makinash, por vetëm per marrjen me qera te tyre. Sipas sqarimeve te qeverise. Marrja me qira e automjeteve që do të kryejnë transportin e kabinetit qeveritar është version më i lirë, jo vetëm se blerja e automjeteve të reja, por edhe se mbajtja në përdorim e mjeteve ekzistuese. Ne faqen transparennca.al theksohet se aktualisht në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është rreth 640 mije euro në vit, ndërkohë qe marrja me qira e një numri të njëjtë makinash, kushton 494,520 euro në vit dhe shteti kursen 141,872 euro dhe në të njëjtën kohë automjetet në dispozicion janë të reja e më të sigurta.

Free Traffic Exchange