http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I akuzuari kryesor për aferat e dyshuara te kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj, ka thyer heshtjen, duke deklaruar se nuk do te tërhiqet nga Arbitrazhi me shtetin shqiptar, ku kërkon 130 milion euro per prishjen e njëanshme te kontratës. Nga Gjykata e Krimeve te Renda ku po shqyrtohet kërkesa per konfiskimin e 5 milion eurove, Ismailaj ka deklaruar se pasuria e tij nuk ka lidhje me ligjin antimafia, pasi ajo nuk është vene nga trafiqet.?Paratë në Shqipëri unë nuk i kam sjellë me çanta por me bankë në mënyrë të ligjshme. Të gjitha transfertat janë bërë nga banka prestigjioze jashtë vendit, e nëse do kisha bërë pastrim parash do i kishin bllokuar ato. Jam hetuar dhe më parë e nuk kanë gjetur asnjë shkelje, pasi paratë janë arkëtuar në Adriatic Development Corporation nga bizneset e mia të ligjshme jashtë Shqipërisë?.Por me gjithe pretendimet e Ismailjat, Prokuroria i qëndron kërkesës per konfiskim te pasurisë, ndërkohe qe ne lidhje me kete kërkesë, pritet te shprehet Gjykata e Krimeve te Renda.Por rrjedhja e informacioneve ne lidhje me çështjen e shumëdebatuar CEZ, ka bere qe Prokuroria te nis hetimet kryesisht per nxjerrje te sekretit hetimor. Behet fjale per dëshminë e Elvis Mataj, ish-drejtori ekzekutiv i DIA, shoqërisë se Ismailajt, e licencuar per mbledhjen e borxheve.Hetimi nisi pasi ne media u publikua edhe faksimilja e procesverbalit te marrjes ne pyetje te Matajt te firmosur edhe nga prokurori i çështjes Dritan Rreshka. Me hetimin e kësaj çështje eshte ngarkuar prokuroria e Durrësit, e cila po kryen verifikime per zbuluar se kush e ka nxjerre këtë material sekret.