https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bankat shqiptare po preferojnë tregun e kosovës për të dhënë kredi në valutë, më shumë sesa atë shqiptar. Të dhënat tregojnë se vetëm në dy vitet e fundit janë plot 720 mlion euro të cilat janë dhënë si kredi, jashtë vendit kryesisht në Kosovë. Ndonëse është një aktivitet i ligjshëm, duket paradoksale dërgimi I milionave jashtë kufijve në kohën kur në Shqipëri nevojat për financim të ekonomisë dhe individëve janë ende të larta .?Është e vërtet që kjo shifër ka njohur rritje në vitet e fundit. Po kaq e vërtet është edhe dhënia e këtyre parave në formë kredie në Kosovë. Bankat kanë likuiditet të bollshëm dhe për pasojë është me kosto mbajtja e tyre në inventar, ndaj ato gjejnë forma ligjore të përdorimit. Pse në Kosovë? Sepse Kosova është një vend gjeografikisht afër nesh dhe përdorues i monedhës euro, fakt ky i cili shmang edhe rrezikun e kursit të këmbimit?-thotë Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave. Nga ana tjetër, bankat sipas Brumbullit po vuajnë mungesën e kërkesës për hua nga ana bizneseve të mëdha. Të dhënat tregojnë se ka rënie kërkesa për kredi nga biznesi i madh, ndrësa ka shënuar rritje ajo për idividët. Por përfaqësues të shoqatës së bankave thonë se kjo procedurë, nuk cënon sistemin tonë bankar, për aq kohë sa cilido që plotëson kriteret arrin të marrë hua në banka. Pas rritjes në nivele kritike të kredive keqija, bankat filluan të orjentojnë investimet e tryre në forma më të sigurta, sic është financimi i borxhit te qeverisëe. Në dy muaj te parë të këtij viti vërehet një tendencë rritëse e normave të interesit për bonot e thesarit, një fakt ky i cili tregon një ofertë të shtuar nga ana e bankave.