http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është përgjigjur partive opozitare të cilët me tymuese, ujë e bilbila kanë bllokuar seancën në shenjë kundërshtimit ndaj bashkësisë së komunave serbe dhe vijës kufitare me Malin e Zi. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në facebook, kryeministri Mustafa ka deklaruar se problemi kryesore nuk janë këto dy çështje, por zbatimi i ligjit dhe rregullat demokratike.?Për vendin tonë nuk janë problem real as asociacioni dhe as demarkacioni me malin e zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike. Asociacioni, jo! Sepse, është gjykata kushtetuese ajo që vlerëson çdo pikë të marrëveshjes, dhe nëse del se edhe një pikë nuk është në harmoni me kushtetutën ajo nuk do të implementohet.?Ditën e enjte deputetët e Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, bllokuan foltoren e kuvendit. Ata përdorën bilbila, u hodhën ujë deputetëve të maxhorancës dhe më pas përdorën dhe tymuese. Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë tërheqjen e Kosovës nga pakti për bashkësinë e komunave serbe në veri të nënshkruar në Bruksel dhe rishikimin e marrëveshjes për vijën kufitare në Malin e Zi.