BE kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian kushtëzon negociatat e Serbisë me njohjen e shtetit të Kosovës. Këtë fakt e bëjnë me dije mediat serbe, pasi zyrtarë të BE-së i kanë dorëzuar shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuric, kapitullin e 35 të negociatave BE-Serbi. Sipas ?Vercenje Novostit? në këtë dokument, kërkohet me çdo kusht njohja e Kosovës.?Një pjesë e insistimit të vazhdueshme të Bashkimit Europian është përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, deri në qëllimin final për njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e këtij vendi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork?.Aktualisht Serbia është e angazhuar në një proces dialogu me Kosovën në Bruksel dhe ka nënshkruar një seri marrëveshjesh, të cilat ende nuk janë zbatuar plotësisht në terren.

Free Traffic Exchange