SOROS, një email për 21 janarin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kohen kur ne SHBA nuk janë shuar ende debatet rreth përdorimit te email-it personal dhe jo atij zyrtar nga Hillary Clinton kur ishte sekretare e shtetit, zbulohet se ne posten e saj elektronike rezulton edhe nje email qe lidhet me Shqipërinë. Behet fjale per zhvillimet pas protestës se opozitës ne 21 janar 2011, ku gjeten vdekjen 4 protestues. Ne nje artikull te publikuar nga prestigjiozja amerikane ?Washington Post? përmendet nje email qe Clinton ka marre nga njeri prej donatoreve te fushatës se saj elektorale, George Soros, qe provon edhe marrëdhëniet e forta mes tyre dhe aksesin brenda departamentit te shtetit. Ne email Soros shkruante se situata ne Tirane tre dite pas demonstratës është shume e tensionuar dhe kërkon ndërhyrjen e SHBA dhe BE per stabilizimin e situatës.?Unë jam veçanërisht i shqetësuar në lidhje me veprimet e kryeministrit. Është një videokasetë e pjesëtarëve të Gardës që qëllonin mbi demonstruesit nga tarraca e Kryeministrisë. Prokurorja e emëruar nga Partia Demokratike, ka lëshuar urdhër-arreste për individët në fjalë. Kryeministri e kishte akuzuar më parë opozitën se ka vrare qëllimisht këta aktivistë. Pasi kaseta doli, deputetë nga partia e tij e akuzuan prokuroren për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me opozitën, një akuzë të cilën zoti Berisha e përsëriti sot.?Soros propozoi që t?i bëhej thirrje kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Rama, që të ndalin protestat e dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë.?Situata politike është përkeqësuar dhe po arrin nivelet e vitit 1997, ku çështje të ngjashme çuan vendin në anarki dhe dhunë. Ka shenja se sapo vjen e pakësohet kontrolli i Ramës mbi njerëzit e tij dhe kjo mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës.?Donatori multimiliarder Soros sugjeroi caktimin e një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai përmend emrat e Karl Bildt, Marti Ahtisari ose Miroslav Lajçak, qe sipas tij kanë lidhje të forta ne Ballkan.

Free Traffic Exchange